Kjara Lubik
MEDITIME
Magjia e kohës moderne
Ja dhe magjia e madhe
e kohës moderne:
të zhytesh thellë në kontemplacionin më të lartë,
duke qenë i përzier me të gjithë,
duke patur njerëzit përbri.
Do të doja të them dhe më: të përhumbësh mes turmës
e të nginjesh me hyjnoren,
si kafshatë e bukës
e kredhur në verë.
Do të doja të them dhe më:
të marrësh pjesë në qëllimet që ka Zoti
lidhur me njerëzimin,
të përndezësh për turmën flakërima drite
dhe, ndërkohë, të ndash me të afërmin
urinë, turpin, shqetësimet dhe gëzimn' e shkurtër.
Sepse kjo magji
e kohës sonë, si në tërë kohërat,
është më njerëzorja dhe më hyjnorja gjë
që mund të mendohet -
Jezusi e Maria:
I biri i zdrukthëtarit - Fjala e Zotit,
Nëna e shtëpisë - Seli e urtësisë.
Kjara Lubik